Site icon Informohu siç duhet

Nxënësi ndërroi jetë pasi u sulmua/ Flet e ëma me lot në sy: Isha në punë kur më mori mësuesja në telefon

Nxënësi ndërroi jetë pasi u sulmua/ Flet e ëma me lot në sy: Isha në punë kur më mori mësuesja në telefon

14-vjeçari Martin Cami ka ndërruar jetë ditën e sotme pas një sherri me bashkëmoshatarët pranë shkollës “Fan Noli”.

Në një komunikim me Report Tv e ëma e adoleshentit  tregoi se ishte në punë kur mësuesja e ka telefonuar dhe i ka thënë që po i dërgojnë djalin te Trauma.

Ajo thotë se nuk ka asnjë dijeni se përse janë zënë.

“Nuk di pse është zënë. Isha në punë kur më mori mësuesja dhe më tha që djalin po e nisim te Trauma. Ishte nxënës i mirë, nuk dallova asnjë shenjë që mund të kishte”, tha nëna për Report Tv.

LEXO EDHE:

Sherri mes nxënësve/ Dëshmitarja e ngjarjes: E pashë djalin të shtrirë në tokë, nuk po e prekte njeri

Exit mobile version