Site icon Informohu siç duhet

Nuredin Dumani zbulon se kush ia prezantoi Shefin e Krimeve në Elbasan

Nuredin Dumani

TIRANË– Nuredin Dumani gjatë dëshmisë së tij në GJKKO ka deklaruar se Shefin e Krimeve në qytetin e Elbasanit ja ka prezantuar Henrik Hoxha.

Avokatja Elda Zotaj: A keni dhënë deklarime para policisë në Elbasan kur u arrestuat?

Nuredin Dumani: Nuk i kam kthyer përgjigje të korruptuarve.

Avokatja Elda Zotaj: A keni dhënë deklarime para prokurorisë në Elbasan kur u arrestuat?

Nuredin Dumani: Kur jam arrestuar më çuan në spitalin e Fierit, isha i plagosur. Pastaj shkova në spitalin ushtarak. Tre persona, Ardian Çipa, Tonin Vocaj dhe Kreshnik Ajazi erdhën të më takonin. Pas arrestimit, deklarimet e para i kam bërë të spitali i burgut.

Më tej, Dumani flet për planin për vrasjen e Elton Kiles në Elbasan, i cili njihet me pseudonimin Oti. Ai zbulon gjithashtu se si një shef krimesh në Elbasan i jepte informacione për Talo Çelën. Zyrtarin policor ia ka prezantuar Henrik Hoxha, dhe se ai i kërkonte 10 mijë euro në muaj për informacione.

Suel Çela ishte i interesuar për vrasjen e Oti Kilës. Ditën e ngjarjes isha vetëm në makinë, kur u qëllova isha shofer. Më qëlluan nga mbrapa. Më pas u ula te sedilja e pasagjerit në makinën X5 kur u plagosa. Oti Kilën e njihja personalisht, kam ndenjur me atë bashkë me vëllain tim. I kemi shitur një makinë dhe i kemi blerë një makinë. Në të njëjtën ditë u bë shit-blerja. Në 2019 një shef krimesh në Elbasan që Henrik Hoxha e kishtë shok, më jepte informacione për Talo Çelën. Shefin ma prezantoi Henriku, ai kërkonte 10 mijë euro në muaj. Një dite para ngjarjes bleva një kallashnikov dhe silenciator në Fier. Sandër Baho më njohu me shitësin. Ditën e ngjarjes kisha mitraloz me 200 fishekë dhe një kallash. Mitralozin ma dha çuni i xhaxhait tim. Makinën për ngjarjen e bleva rreth 5-6 mijë euro, me thanë që ishte e vjedhur në Greqi, por nuk e di.”-ka thënë Dumani./Radar.al

“Më ngjau me Talo Çelën”, Dëshmia e Nuredin Dumanit: Ata që më qëlluan s’i njoh

Shenjat më me fat të horoskopit për javën 24-30 Mars 2025

ditelindjen

Exit mobile version