Site icon Informohu siç duhet

Nuk ua kishte marrë mendja! Këngëtari i njohur pranon publikisht se është gay

Nuk ua kishte marrë mendja! Këngëtari i njohur pranon publikisht se është gay

Këngëtari i njohur ndërkombëtarisht, Khalid së fundmi deklaroi publikisht orientimin e tij homoseksual.

Khalid Donnel Robinson, i njohur për hitin “Location”, nëpërmjet një postimi të bërë në rrjete sociale publikoi orientimin e tij seksual.

Në një postim të bërë ditën e premte, ai përdori një emoji ylberi dhe shkroi: “Ja ku e keni. Tema tjetër ju lutem lol.”

Komenti I një ndjekësi që tërhoqi vëmendje ishte: “Prit, shpresoj që zoti Khalid të mos jetë GEHHH!” Për këtë, këngëtari iu përgjigj: “Unë jam! Dhe kjo është në rregull.”

Khalid vazhdoi të shpjegonte që nuk ka asnjë turp për orientimin e tij seksual, duke shtuar në një postim tjetër në X: “Le ta kuptojmë këtë (lmao). Nuk më vjen turp për seksualitetin tim! Në realitet, nuk është punë e askujt! Por unë jam në rregull me mua, dashurinë time.”

Kjo deklaratë e hapur dhe e sinqertë e këngëtarit është pasuar me reagime pozitive nga ndjekësit e tij.

 

Exit mobile version