Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se është vënë nën hetim gjyqësor pas një vendimi të qeverisë për të liruar një oficer policie libian të kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.
Ishte Osama Elmasry Njeem ai që u lirua javën e kaluar dhe u dërgua në shtëpi me një avion shtetëror italian disa ditë pasi u ndalua në qytetin verior të Torinos nën një urdhër arresti të ICC-së për krime të dyshuara kundër njerëzimit.
Në një reagim të bërë në rrjet, Meloni bën me dije se u vu nën hetim për ‘ndihmë dhe nxitje për një krim dhe shpërdorim të fondeve publike’.
“Nuk do të shantazhohem, nuk do ta lejoj veten të trembem. Kjo mund të jetë arsyeja pse nuk jam, le të themi, e papëlqyeshme nga ata që nuk duan që Italia të ndryshojë dhe të bëhet më e mirë”, tha Meloni në një video të postuar në Facebook.
Ministri i Drejtësisë Carlo Nordio, Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi dhe nënsekretari i kabinetit për çështjet e inteligjencës, Alfredo Mantovano janë vënë gjithashtu nën hetim, tha Meloni.

