TIRANË– Kryeministri Edi Rama në rubrikën “SY m’SY” ku komunikon LIVE me qytetarët në rrjetet sociale ka folur për zhvillimet mbi rastin e arrestimit të Kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Rama shprehet se nuk po konsiston provat e SPAK, por sipas tij Veliaj është i dyshuar dhe statusi i tij i konteston vetë provat.
“Nuk jam unë që kontestoj ndonjë provë duke iu kundërvënë SPAK siç kanë vënë kujën të gjitha llojet e specieve politike. Por statusi i Erionit si i dyshuar dhe jo si i pandehur e konteston vetvetiu forcën e provave të pretenduara deri tani. Dhe nuk po them të pretenduara me të drejtë apo të padrejtë. Në këtë pikë qëndrimi ynë nuk ndryshon. Kam qenë shumë i qartë. Deri tani në këtë dosje nuk ka një paragraf të vetëm, Kam kërkuar që të më japin një paragraf ku ka një provë, sado që është një dosje që për prokurorin nuk është dosje për ta ulur në gjyq, që tregon kryetari I bashkisë ka përfituar në mënyrë të paligjshme apo ka kryer një veprim në thyerje të ligjit, siç psh kam parë më shumë se një kur më është dashur të votojmë ndonjë heqje imuniteti në vend.”-ka deklaruar Rama./Radar.al
“Erion Veliaj nuk është i pandehur”/ Rama: Pa mua dhe PS nuk ka SPAK

