Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj të mjeteve, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

    Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

    Berisha nuk mori pjesë në votimet për rendin e ditës, Salianji: Berisha po asgjëson opozitën reale

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Nuk po kërkoj dhembshuri, por të vërtetën”/ Profesori italian nga burgu i Fierit apel autoriteteve shqiptare: Shëndeti im fizik dhe mendor është në rrezik

    September 30, 2025

    Profesori italian Michele D’Angelo, nga qyteti L’Aquila, i ndodhur prej rreth 50 ditësh në paraburgim në burgun e Fierit pas një aksidenti rrugor më 8 gusht, ka përcjellë një mesazh prekës përmes bashkëshortes së tij, Vanessa Castelli, e cila e vizitoi sot në qeli.

    Në mesazhin e shpërndarë nga familjarët, profesori shpreh mirënjohjen ndaj të gjithë atyre që e kanë mbështetur publikisht dhe kërkon që rasti i tij të trajtohet me qartësi dhe drejtësi.
    “Po jetoj këto ditë me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje ndaj atyre që më mbështesin dhe shprehin atë që ka ndodhur, në mënyrë që të krijohet qartësi,” shprehet ai.

    D’Angelo e cilëson masën e paraburgimit si të tepruar dhe thekson vështirësitë e mëdha që përballet si i huaj në një vend ku nuk njeh gjuhën.

    “Nuk mund ta mohoj se masa e paraburgimit në burg është, sipas mendimit tim, e tepruar. Është një gjendje jashtëzakonisht e vështirë, e bërë edhe më e vështirë nga fakti që jam larg shtëpisë, në një vend gjuhën e të cilit nuk e flas,” shkruan ai.

    Ai apelon për përdorimin e masave alternative, duke marrë në konsideratë sjelljen e tij, historinë personale dhe profesionale, si dhe gjendjen shëndetësore:

    “Shpresoj që ky reflektim të pritet me kujdes. Nuk po kërkoj privilegje, por proporcionalitet.”

    Me gjithë situatën e vështirë, profesori italian thekson se i beson institucioneve shqiptare dhe aftësisë së tyre për të vlerësuar me paanshmëri të gjitha rrethanat.
    “Unë i besoj punës së autoriteteve shqiptare dhe aftësisë së tyre për të vlerësuar çdo faktor në mënyrë të paanshme,” përsëriti ai.

    Një vend të veçantë në mesazhin e tij zë edhe falënderimi për mbështetjen e marrë nga bashkëshortja, kolegët, studentët dhe komuniteti akademik.

    “Mbështetja që po marr nga Vanessa, nga kolegët, nga studentët, nga institucionet është ajo që më mban larg shembjes. Është spiranca ime. Çdo fjalë, çdo gjest, çdo shenjë shqetësimi është si një dritare që hapet.”

    Në fund, D’Angelo shpreh qartë qëndrimin e tij:
    “Nuk po kërkoj dhembshuri, por të vërtetën. Nuk po kërkoj privilegje, por drejtësi dhe proporcion.”

    burgu Fieri Profesori italian
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj të mjeteve, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

    June 18, 2026

    Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

    June 18, 2026

    Berisha nuk mori pjesë në votimet për rendin e ditës, Salianji: Berisha po asgjëson opozitën reale

    June 18, 2026

    Kuvendi miratoi Amnistinë Penale, ministri Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.