Deputetja Monika Kryemadhi prej kohësh ka treguar se ushtrohet në palestër për të pasur një trup në formë dhe të shëndetshëm. Por forcën fizike në palestër e lidh herë pas here dhe me mesazhe politike.
Kështu ka bërë edhe kësaj here. Kryemadhi ka ndarë në Instagram një video duke u stërvitur me peshë dhe përcjell thirrjen për të votuar ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta përbri sloganit që ka vetë palestra. “Nuk mund të ndalojnë atë që nuk mund ta kapin. Voto1 voto Ilir Metaj”, shkruan Kryemadhi.

