Rita Ora ishte duke performuar në Japoni mbrëmë kur mori vesh lajmin për vdekjen e Liam Payne.
Këngëtarja u mundua për të përfunduar një performancë të duetit të tyre, For You, teksa ishte në skenë në Osaka. Ajo u pa e shkatërruar pas lajmit që mori në skenë.
Gjatë këngës, një foto e tyre u projektua në ekranin e madh pas saj, ndërsa ajo mundohej të këndonte tekstin e duetit të tyre, i cili u publikua në vitin 2018 për filmin Fifty Shades Freed.
33-vjeçarja më vonë u ul në skenë me kokën në duar përpara se t’u thoshte fansave:
“Nuk mund të këndoj”.
Rita Ora singing “For You” in Japan last night, her song with Liam Payne
“I can’t even sing this right now ”
She showed a picture of Liam and her in the background
— Erin ×͜× ✨LTdefenseless28✨ (@tdefenseless28) October 17, 2024

