Ish-deputeti Myslim Murrizi doli mbrëmë në poligon, me pistoletën në dorë dhe… jo vetëm qëlloi, por dha edhe një mësim se si duhet goditur! Nga 25 metra largësi, vetëm me një dorë dhe në stilin “vjetër”, Murrizi, i cili nuk e mori dot mandatin e deputetit tregoi se nuk është për t’u nënvlerësuar.
“Më thonë: ‘Pse i bie në kokë?’ Po ja, që i rashë edhe në kokë, edhe në gjoks! Ndryshe nga ‘intelektualët’ dhe Ambasadorja e BE-së që godasin… ku u duket”, tha me ironi.
Sipas tij, ata që promovojnë paradat e “krenarëve” janë shumë të kujdesshëm me goditjet – thuajse frikacakë. “Unë s’jam frikacak, jam myzeqar dhe e di si të qëlloj!” – përfundoi ai, duke bërë qejfin me veten dhe duke lënë të kuptohet se ka një stil më “efikas”.
Duket se Myslim Murrizi po e merr seriozisht qitjen… ose të paktën po e bën me stil!

