Site icon Informohu siç duhet

Nuk mori dot mandatin e deputetes në Vlorë, kandidatja emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

"Promotore e..."/ Rama zbulon kush është ministrja e parë e kabinetit nëse fiton PS

Ina Majko

Kandidatja e Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, Ina Majko, e cila nuk arriti të sigurojë një vend në Kuvend gjatë zgjedhjeve të 11 majit, është emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave, nga detyra u lirua Niko Hyka, i cili mbante pozicionin e zëvendësministrit në të njëjtin sektor.

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Z. Niko Hyka, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Znj. Ina Majko emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Exit mobile version