TIRANË– Monika Kryemadhi pas daljes nga ambientet e SPAK ku ajo u paraqit për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” është prononcuar edhe për mediat.
Teksa është pyetur në lidhje me ish-bashkëshortin e saj Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli prej muajit tetor, Kryemadhi deklaroi se ish-Presidenti informohet “vetëm për gjërat që i intereson grupit të njerëzve rreth tij”.
Ndër të tjera tha: Nuk i intereson më fare se çfarë mendon, thotë apo bën Meta. Meta informohet për gjërat që u intereson grupi i tij i afërt sepse ai është në izolim. Nuk më intereson më fare të jem e sinqertë, se cfarë mendon zoti Meta e cfarë thotë e bën zoti Meta. Jam shumë e qetë në ndërgjegjen time për gjërat që kam bërë, bëj dhe do të bëj. Nëse kam bërë diçka që për juve është gabim e për mua nuk është, hajde ta diskutojmë./Radar.al


