Site icon Informohu siç duhet

Nuk lanin vetëm makinat, por shisnin dhe drogë brenda në lavazh, pranga dy vëllezërve, arrestohet dhe një tjetër

Armët pa leje ‘nxisin’ vrasjet në vend/ Policia sekuestroi 515 armë në 10 muaj, pjesa më e madhe në makina dhe brez

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona, mes tyre dy vëllezër, të cilët dyshohet se merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike në kryeqytet.

Operacioni policor i koduar “Bashkëpunimi” u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 6, pas informacioneve se në një lavazh në rrugën “Konferenca e Pezës” po zhvillohej aktivitet i paligjshëm.

Gjatë kontrollit në ambientet e lavazhit dhe në dy automjetet që zotëronin vëllezërit D. Ç. (30 vjeç) dhe A. Ç. (38 vjeç), policia gjeti lëndë narkotike të dyshuar kanabis dhe kokainë, një armë sportive, pajisje për bllokimin e valëve, tre celularë dhe një peshore elektronike.

Në pranga u vu edhe shtetasi M. Z. (30 vjeç), i cili dyshohet se kishte dijeni për veprimtarinë kriminale, por nuk e kishte kallëzuar në polici.

Të gjitha materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version