Site icon Informohu siç duhet

“Nuk kemi marrë pjesë në sulme”/ Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar: Irani të heqë dorë nga programi bërthamor

"Nuk kemi marrë pjesë në sulme"/ Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar: Irani të heqë dorë nga programi bërthamor

Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar deklarojnë në një njoftim të përbashkët se “nuk kanë marrë pjesë” në sulmet amerikane ndaj Iranit. Ato theksojnë se i kanë kërkuar vazhdimisht Iranit “të heqë dorë nga programi i tij bërthamor” dhe dënojnë kundërpërgjigjet e Teheranit ndaj vendeve të rajonit.

“Nuk kemi marrë pjesë në këto sulme, por jemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe partnerët e rajonit”, thuhet në deklaratën e grupit E3.

Exit mobile version