Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Erion Veliaj kallëzim penal: Më është falsifikuar firma në një dokument gjyqësor

    Alarm nga moti i keq/ Mbyllen të gjitha shkollat në Athinë, mësimi kalon online

    Zbardhet vendimi, 2179 punonjës me kontratë të përkohshme në administratën publike për vitin 2026

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    “Nuk kam frikë nga sfidat”/ Topalli: Kam provuar kallashin në kokë për 20 minuta dhe…

    January 18, 2025
    "Nuk kam frikë nga sfidat"/ Topalli: Kam provuar kallashin në kokë për 20 minuta dhe…

    Koordinatorja e selisë blu për diasporën, Jozefina Topalli, është shprehur se është e vetëdijshme se detyra që ka për zgjedhjet e 11 majit është e vështirë në një kohë kaq të shkurtër, por shtoi se nuk i trembet sfidave.

    Komentet Topalli i bëri në ‘Ditari i Fundjavës’ me gazetarin Erion Dushi në A2 CNN, ku tha se kur ka qenë në opozitën e parë të ish-kryeministrit Sali Berisha, ka provuar të kërcënohet me kallash në kokë për rreth 20 minuta dhe sërish nuk është tërhequr.

    Ajo gjithashtu i bëri thirrje diasporës që të regjistrohen në votime, pasi sipas ish-kryeparlamentares, kjo është një mundësi që ata të jenë faktor i rëndësishëm vendimmarrës në politikën shqiptare.

    “Unë jam e vetëdijshme për sfidat. Unë kam provuar edhe sfida të tjera kur kam qenë në opozitën e parë. Kam provuar edhe kallashin mbi kokë për 20 minuta. Dhe kjo nuk më ka bërë që të kthehem në shtëpi dhe të them ‘jo, unë nuk duhet të vazhdoj më, sepse nuk duhet të lë fëmijët jetim’.

    Por nga ana tjetër unë e di se gjysma e shqiptarëve janë brenda territorit shqiptar dhe gjysma tjetër në çdo cep të botës. E di që nuk është e thjeshtë për një kohë kaq të shkurtër, për t’i ndërgjegjësuar qytetarët se ata kanë të drejtën për të votuar.

    Ata nuk janë ndalur gjatë këtyre viteve përmes remitancave, duke ndihmuar familjet e tyre me para. Ata përveç kontributit ekonomik, këtë herë duhet të bëhen pjesë edhe e aktivitetit politik. Ata mund të bëhen faktorë edhe për kthesa politike, edhe për rotacione për të ndryshuar në thelb situatën”, tha Topalli.

    Jozefina Topalli Koordinatorja e selisë blu për diasporën
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Erion Veliaj kallëzim penal: Më është falsifikuar firma në një dokument gjyqësor

    January 20, 2026

    Alarm nga moti i keq/ Mbyllen të gjitha shkollat në Athinë, mësimi kalon online

    January 20, 2026

    Zbardhet vendimi, 2179 punonjës me kontratë të përkohshme në administratën publike për vitin 2026

    January 20, 2026

    Inspektime për noterët, heqje licence, gjoba dhe vërejtje me paralajmërim

    January 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi 19 Janar 2026

    Parashikimi i Horoskopit 16 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.