Tashmë nuk ka dyshime, Granit Xhaka e ka marrë rrugën drejt Anglisë. Në foton e publikuar së fundmi shihet mesfushori me origjinë shqiptare se bashku me babain, Ragipin dhe asgjentin e tij duke fluturuar drejt Anglisë për t’iu bashkuar Sandërlendit.
Eksperti i transferimeve, Fabrizo Romano raporton se Xhaka nesër do t’iu nënshtrohet vizitave mjekësore.
Kujtojmë që skuadra angleze do t’ia paguajë 20 milionë euro Leverkusenit për shërbimet e tij. Xhaka do të nënshkruajë kontratën 3-vjeçare me skuadrën që është kthyer në elitën e futbollit anglez.

