Ditën e sotme Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot lënien në fuqi të shkarkimit të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Rexhina Merlika.
Kujtojmë se Merlika u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e Vetingut, më 13 mars 2023.
Gjatë hetimeve të kryera KPA konstatoi balanca negative në krijimin e pasurive që erdhën si rrjedhojë e mosvërtetimit të burimit të ligjshëm të disa huave dhe një pjese të dhurimeve nga vëllai.
Mirëpo këto nuk ishin konsideruar në analizën financiare.
Në dy kriteret e tjera, atë të figurës dhe vlerësimit të pasurisë, thuhet se nuk u konstatuan probleme për gjyqtaren e Tiranës.
Kujtojmë se Rexhina Merlika e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989 si prokurore dhe është emëruar kryetare e Gjykatës së Krujës në vitin 1993.
Prej vitit 2013 dhe deri në momentin e shkarkimit, ajo ushtroi funksionin e gjyqtares në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.