Kristjan Asllani është pritur ngrohtë te Beshiktashi. Këtë e tregoi edhe episodi i djeshëm pas kartonit të kuq që në debutim, me vetëm pesë minuta në fushën e lojës. Tifozët e duartrokitën gjatë daljes nga fusha e blertë, ndërsa vetë Asllani kërkoi ndjesë. Ky reagim unik erdhi disa minuta para fundit me rezultatin që shënonte 2 me 1 në favor të Beshiktashit.
Asllani u huazua nga Interi, për të nisur një eksperiencë të re jashtë Italisë. Për mesfushorin shqiptar ishte kartoni i parë i kuq në karrierën e tij, pasi si profesionist nuk e kishte provuar asnjëherë si ndjesi me Empolin, Interin apo Torinon.
Në minutën e 82-të duhet të largohej nga fusha, megjithatë shija e fitores nuk u largua nga Beshiktashi. Tri pikët ndaj Koniaspor, që për më tepër erdhën me përmbysje rezultati, bëjnë që kartoni i kuq të kalojë në plan të dytë te klubi turk. Reagimi i Asllanit dhe tifozëve: (VIDEO)/PanoramaSport

