Fredi Beleri do të kthehet sërish në burg kështu ka bërë me dije ai vet ndërsa është shprehur se ndihet i lumtur që u zgjodh eurodeputet. Megjithatë ai ka deklaruar se synimi i tij ishte të betohej si kryetar i Bashkisë së Himarës.
“Synimi im ishte të betohem si kryetar i Bashkisë së Himarës, por para meje hapet një perspektivë e re.”- ka thënë Fredi Beleri për MEGA nga Strasburgu ku ditën e sotme zhvillohet votimi për zgjedhjen e kreut të Komisionit Europian.
Më tej ai tha edhe pse jemio në vitin 2024 ka vende që nuk respektojnë vullnetin e popullit.
“Jam i lumtur, por edhe i hidhëruar sepse në vitin 2024 ka vende që nuk respektojnë zgjedhjet dhe vullnetin e popullit. Populli shqiptar dëshiron të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Nuk e di nëse Edi Rama e dëshiron anëtarësimin në BE. E di që njerëzit e duan. Qytetarët shqiptarë tashmë jetojnë në Bashkimin Evropian. Është një fakt që shqiptarët janë azilkërkuesit e parë në vendet e Bashkimit Europian. Është fakt që qytetarët e një vendi që kërkojnë azil do të jenë shumë shpejt pjesë e familjes europiane.”- është shprehur Beleri.
Ai ka shpjeguar se nëse nuk kthehet në Shqipëri, atëherë qeveria aktuale do të marrë masa ndaj tij dhe do t’i ndalojë hyrjen në vend.
“Atje është shtëpia ime, është jeta ime dhe nuk do t’ia jap askujt këtë kënaqësi. Unë do të kthehem përsëri në burg edhe për pak kohë, shpresoj.”- tha ai.
Lidhur me zgjedhjet që do të mbahen në Bashkinë e Himarës, Fredis Beleri u shpreh se ne gjithmonë shpresojmë që zgjedhjet të përmirësohen dhe të bëhen më të mira. Fatkeqësisht, 34 vjet pas rënies së regjimit komunist, zgjedhjet e ndershme dhe të paanshme janë një domosdoshmëri”.