Site icon Informohu siç duhet

Nuk deklaroi 20 mijë euro/ Ndalohet në kufi i riu dhe i sekuestrohen shumat e parave

Nuk deklaroi 20 mijë euro/ Ndalohet në kufi i riu dhe i sekuestrohen shumat e parave

Një shtetas me iniciale I. M., 38 vjeç, lindur në Patos, Fier dhe banues në Greqi tentoi të dilte nga Shqipëria por rrugës hasi pengesa policore.

Sipas burimeve mësohet se I riu dontë të udhëtonte me rreth 20 mijë euro të padeklaruara.

Si rrjedhojë e ngjarjes policia sekuestroi shumën e lekëve si dhe nisën hetimet për 38 vjeçarin.

I riu mund të akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

 

Njoftimi i Policisë

Tentoi të dilte nga Shqipëria, me 19 150 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 38-vjeçari.

Sekuestrohet shuma e parave.

Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit I. M., ku u gjetën 19 150 euro, të cilat ky nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin I. M., 38 vjeç, lindur në Patos, Fier dhe banues në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version