Site icon Informohu siç duhet

“Nuk bëj koalicion me Bashën”/ Politikani i përgjigjet Berishës: Shqipëria meriton më shumë

"Nuk bëj koalicion me Bashën"/ Politikani i përgjigjet Berishës: Shqipëria meriton më shumë

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Nëpërmjet një postimi të bërë në Facebook-un e tij Basha shkruan “se doktor Pazari koalicionin e ka me aleatët e tij të zakonshëm, ku njërin e ka tek 313-ta, ndërsa tjetrin rrugës për atje”.

Më tej Basha thotë se koalicioni anti-SPAK nuk mund të jetë koalicioni i tij dhe i qytetarëve që duan fundin e pandëshkueshmërisë.

Reagimi i plotë i Bashës:

Dr. Pazari e ka koalicionin e tij

Një aleat e ka tek 313-ta, tjetrin rrugës për atje, ka Ahmetajn që e mbron, Veliajn që po i qan hallin dhe Belindën që i paguan protestat.

Me ata amnistoi të korruptuarit, me ata mbylli listat, me ata kërkon të mbajë vendin peng të politikës së vjetër të tranzicionit.

Koalicioni i tyre kundër SPAK nuk mund të jetë koalicioni im, as i qytetarëve që duan fundin e pandëshkueshmërisë.

Shqipëria meriton më shumë.

 

Exit mobile version