Informohu siç duhet

Nora Istrefi “pushton” rrjetin me poza nga pushimet

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me disa fotografi të reja nga pushimet, të cilat i ka publikuar në Instagram. E veshur me bikini, Nora shfaqet duke shijuar ditët e nxehta të verës, ndërsa linjat e saj elegante dhe trupi i tonifikuar bien menjëherë në sy.

Në disa prej imazheve, këngëtarja pozon nën rrezet e diellit, ndërsa në të tjera i jep fokus formave të saj në mënyrë provokuese, duke ngjallur reagime të shumta nga fansat dhe kolegët e saj.

Edhe pse e angazhuar me projekte muzikore dhe mbrëmje gjatë verës, Nora ka gjetur kohë për relaks pranë detit. Me stilin dhe prezencën e saj tërheqëse, ajo vazhdon të mbetet një nga figurat më të pëlqyera të muzikës shqiptare – dhe një ndër më të ndjekurat në rrjetet sociale.

Exit mobile version