Pas ndalimit të bujshëm nga autoritetet zvicerane, reperi i njohur Noizy ka reaguar përmes një deklarate publike, duke sqaruar se gjithçka ka qenë rezultat i një keqkuptimi të rëndë, të nxitur nga një shpifje e qëllimshme ndaj tij.
“Ju kërkoj ndjesë të gjithë fansave të mi në Zvicër, për të cilët fatkeqësisht nuk munda të performoja të shtunën në mbrëmje”, – shprehet Noizy në reagimin e tij.
Ai sqaron se është ndaluar për një procedurë verifikimi nga autoritetet, të cilët kanë vepruar bazuar në një informacion të rremë.
“Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi. Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore, deri në dënimin maksimal që parashikon ligji zviceran,” – deklaron ai.
Në fund, reperi siguron ndjekësit dhe publikun se çështja është mbyllur dhe se ai tashmë e ka lënë pas këtë episod të pakëndshëm.

