Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    I futen në shtrat pa leje, Brikena shpërthen në lot pas veprimeve të Rogertit dhe Artanit

    Boshnjakët padisin Dodikun për nxitje të urrejtjes pas deklaratave kundër myslimanëve

    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët këtë vit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Nobelistja iraniane: Republika islamike nuk ka “asnjë të ardhme përveçse dështimit”

    August 27, 2025
    Shirin Ebadi, fituese e Çmimit Nobel për Paqe.

    Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka pretenduar se një konferencë e opozitës në Bruksel rishtazi lidhej me luftën Iran-Izrael dhe ishte pjesë e një plani të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për ta zëvendësuar republikën islamike.

    Duke folur më 24 gusht, ai akuzoi se pjesëmarrësit madje kanë diskutuar mbi emërimin e një monarku.

    Shirin Ebadi, fituese e Çmimit Nobel për Paqe dhe folëse në konferencën e 14 qershorit, i hodhi poshtë pretendimet e Khameneit, por la të kuptohej se ai kishte arsye të shqetësohej për të ardhmen e regjimit islamik.

    “Ajo që u diskutua në konferencë ishte se sistemi politik është i paaftë dhe se populli duhet ta rrëzojë, dhe për këtë nuk ka rrugë tjetër veçse uniteti i opozitës”, tha Ebadi për Radio Farda të Radios Evropa e Lirë (REL).

    Fraksionet e opozitës iraniane prej kohësh kanë hasur në vështirësi të bashkohen për shkak të dallimeve ideologjike dhe pikëpamjeve të ndryshme për të ardhmen e vendit.

    Por, Ebadi, avokate dhe aktiviste për të drejtat e njeriut, këmbënguli se “është bërë shumë përparim” në drejtim të unitetit, gjë që, sipas saj, shqetëson udhëheqësin suprem.

    “Kjo është arsyeja pse Khamenei ka dalë me ngut nga bunkeri i tij për t’u shfaqur si njeriu që kontrollon gjithçka, por askush nuk po e beson këtë”, tha ajo më 25 gusht.

    Khamenei, i cili është edhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura, u kritikua pasi u zhduk nga sfera publike menjëherë pasi Izraeli nisi sulmet ajrore kundër Iranit më 13 qershor.

    Zhdukja e tij u ushqye nga raportime të besueshme se Izraeli kishte synuar ta eliminonte. The Neë York Times raportoi se ai kishte përgatitur plane për pasardhësin e tij në rast se do të vritej.

    Pak pas fjalimit të tij, televizioni shtetëror iranian transmetoi një raport duke pretenduar se mbledhja ishte zhvilluar fshehtas në Bruksel, megjithëse ngjarja u transmetua drejtpërdrejt dhe më pas u ngarkua në YouTube.

    Ebadi tha se organizatorët kishin kaluar dy muaj në përgatitjen e ngjarjes dhe se data, një ditë pas nisjes së luftës 12-ditore, ishte thjesht rastësi.

    Ajo gjithashtu e hodhi poshtë akuzën se ishte një mbledhje “e fshehtë”, duke theksuar se Khamenei ose ishte mashtruar të besonte një gjë të tillë, ose po e paraqet me qëllim si të tillë për të “mashtruar” popullin.

    Nevoja për unitet

    Duke iu rikthyer temës së unitetit së opozitës iraniane, Ebadi tha se “asnjë grup nuk mund ta sfidojë dhe rrëzojë i vetëm” regjimin klerikal.

    Opozita iraniane vuan nga përçarja kronike për shkak të fraksioneve të saj kryesore, që variojnë nga monarkistë e republikanë laikë, tek të majtë e përfaqësues të grupeve të ndryshme etnike, të cilat nuk pajtohen për sistemin e ardhshëm politik, kanë mosbesim reciprok e rivalitete të së kaluarës, dhe shpesh i vënë interesat e udhëheqjes së tyre para bashkëpunimit.

    Përpjekjet për aleanca dështojnë shpesh për shkak të mungesës së besimit, ngurrimit për të bërë lëshime dhe frikës nga ndikimi i huaj.

    “Ata duhet të ndalojnë së luftuari mes vete dhe t’i bashkojnë forcat”, tha Ebadi.

    Ajo theksoi se republika islamike, e cila ekziston që nga viti 1979, është sot në “pikën më të dobët” dhe po vuan nga kriza të brendshme, trysnitë ekonomike dhe disfata rajonale.

    “Sistemi nuk ka të ardhme tjetër përveç dështimit”, tha Ebadi.

    Dhe, kjo gjendje mund të përkeqësohet për Iranin me kthimin e sanksioneve të OKB-së.

    Fuqi evropiane kanë paralajmëruar se do t’i rikthejnë sanksionet e OKB-së kundër Iranit, në përputhje me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, deri në fund të gushtit, nëse Teherani nuk arrin marrëveshje me Uashingtonin për programin e tij bërthamor.

    Diplomatët iranianë do të takohen me homologët e tyre nga Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar më 26 gusht në një përpjekje të fundit për të shmangur rikthimin e sanksioneve.

    Në fjalimin e tij, Khamenei përsëriti hodhi poshtë mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme brenda Iranit për bisedime me administratën Trump.

    Khamenei e akuzoi Shtëpinë e Bardhë se thjesht kërkon që Teherani “të marrë urdhra” nga Uashingtoni./REL

    Nobelistja iraniane Republika islamike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    I futen në shtrat pa leje, Brikena shpërthen në lot pas veprimeve të Rogertit dhe Artanit

    February 11, 2026

    Boshnjakët padisin Dodikun për nxitje të urrejtjes pas deklaratave kundër myslimanëve

    February 11, 2026

    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët këtë vit

    February 11, 2026

    Ndërruan jetë tragjikisht në Itali/ Familja Kola përcillet të enjten për në banesën e fundit

    February 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 11 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Tre shenja të zodiakut që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Tre shenja e horoskopit që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.