Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    E majta fiton presidencën në Irlandë/ Catherine Connolly zgjidhet presidente

    Rusia nuk ka ndërmend për paqe me Ukrainën as pas ndërhyrjes së SHBA: S’ka kompromis

    Sulme të reja me raketa në Ukrainë, tre të vrarë dhe disa të plagosur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Njihej si “Vëllai Wang”, “Pancho” dhe “HeHe”/ Merr fund arratia spektakolare e bosit kinez të dro*ës, ekstradohet në SHBA

    October 25, 2025

    Një nga personat më të kërkuar në botë, Zhi Dong Zhang, i njohur me disa pseudonime si “Vëllai Wang”, “Pancho” dhe “HeHe”, është arrestuar dhe ekstraduar në Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë fund një arratie spektakolare që përfshinte Meksikën, Kubën dhe një tentativë për arratisje drejt Rusisë.

    Qeveria kubaneze konfirmoi se kishte ekstraduar Zhang drejt Meksikës, ndërsa shefi i sigurisë meksikane njoftoi më pas se ai ishte dorëzuar autoriteteve amerikane për t’u përballur me akuza për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.

    Sipas Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, Zhang konsiderohet një figuri kyçe në tregtinë globale të fentanilit, i cili ka ndërtuar një rrjet ndërkombëtar që lidh kompanitë kimike kineze me kartelet mëksikane të drogës, përfshirë Sinaloa dhe Jalisco New Generation (CJNG). Ai akuzohet për pastrimin e miliona dollarëve për këto organizata përmes kriptomonedhave dhe kanaleve të tjera financiare.

    “I ashtuquajturi ‘Vëllai Wang’ ishte hallka që bashkonte botën e karteleve meksikane me kompanitë kineze të kimikateve që prodhojnë fentanilin,” – shpjegon ish-agjenti i DEA-s, Mike Vigil. “Ai luante rol thelbësor në konvertimin e të ardhurave nga droga në kriptovaluta.”

    Historia e Zhang ngjan me një skenar filmi. Pas arrestimit në Mexico City, në tetor 2024, ai u mbajt fillimisht në një burg të sigurisë së lartë, por më vonë një gjyqtar i dha arrest shtëpiak – vendim që Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum e quajti “skandaloz”.

    Nga aty, Zhang u arratis përmes një vrime në mur, hipi në një avion privat drejt Kubës dhe më pas tentoi të udhëtonte drejt Rusisë, përpara se të kapej nga autoritetet kubaneze në Havana.

    Me ekstradimin e tij drejt SHBA-së, Zhi Dong Zhang pritet të përballet me një dënim të ngjashëm me bosët e tjerë legjendarë të drogës, si Joaquin “El Chapo” Guzman dhe Ismael “El Mayo” Zambada, në një burg federal të sigurisë maksimale në SHBA.

    droge kinez kube Pancho SHBA Zhi Dong Zhang
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    E majta fiton presidencën në Irlandë/ Catherine Connolly zgjidhet presidente

    October 25, 2025

    Rusia nuk ka ndërmend për paqe me Ukrainën as pas ndërhyrjes së SHBA: S’ka kompromis

    October 25, 2025

    Sulme të reja me raketa në Ukrainë, tre të vrarë dhe disa të plagosur

    October 25, 2025

    Grevë në Greqi, mbyllet përkohësisht pika kufitare e Kakavijës, mësoni oraret e bllokimit

    October 25, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Vetëbesimi në ADN, shenjat e zodiakut që nuk dyshojnë kurrë në veten e tyre

    Parashikimi i horoskopit 24 Tetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Sot energjia juaj është në kulm, parashikimi i horoskopit 23 Tetor

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.