Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dimri më i ashpër në vite/ Si po përballen ukrainasit me të ftohtin ekstrem dhe mungesën e energjisë

    Rritj“Lufta” për Groenlandën, Trump shpall tarifa për vendet europiane që i bëhen pengesë

    Programi i reformave 2026-2028/ Rritja ekonomike do jetë 4%! “Triumf” për turizmin, por jo për bujqësinë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Njeriu me katër emra” bie në pranga në Shqipëri, kërkohej nga Spanja për dro*ë

    August 23, 2025

    Një 40-vjeçar nga Lezha, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle, është arrestuar në Shqipëri si rezultat i një operacioni të koordinuar me INTERPOL-in.

    I ndaluari është Gjergj Gjoka, i njohur edhe me identitetet Gjergj Marku, Gjergj Ruqja dhe Gjergi Ruqja, 40 vjeç, lindur në Lezhë. Ai kërkohej nga drejtësia spanjolle për akuzat e pjesëmarrjes në organizatë kriminale, kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.

    Operacioni u zhvillua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me partnerët spanjollë dhe Interpol-in, në kuadër të aksionit të koduar “Operacionalja 58”.

    Sipas vendimit të Gjykatës së Instruksionit nr. 1 në Castellon de la Plana (Spanjë), në vitin 2025 ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”. Hetimet kanë zbuluar se 40-vjeçari ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal me role të ndara, që merrej me sigurimin e ambienteve, përshtatjen e tyre për kultivim droge dhe instalimin e pajisjeve për rritjen e bimëve narkotike.

    Gjatë operacioneve policore në Spanjë, janë zbuluar dy ambiente të përshtatura posaçërisht për kultivim droge, një në Oropesa dhe një tjetër në Cabanes.

    Interpol Tirana është duke bashkëpunuar ngushtë me Interpol Madrid për procedurat e ekstradimit të të arrestuarit drejt Spanjës.

    droge shqipëri spanja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dimri më i ashpër në vite/ Si po përballen ukrainasit me të ftohtin ekstrem dhe mungesën e energjisë

    January 17, 2026

    Rritj“Lufta” për Groenlandën, Trump shpall tarifa për vendet europiane që i bëhen pengesë

    January 17, 2026

    Programi i reformave 2026-2028/ Rritja ekonomike do jetë 4%! “Triumf” për turizmin, por jo për bujqësinë

    January 17, 2026

    Mero Baze/ Përse opozitarët duhet të urojnë Edi Ramën për ftesën e Trumpit?

    January 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i Horoskopit 16 janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Kjo shenjë dashuron fort, por lodh shpejt. Pse lidhjet me Dashin janë të rrezikshme

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi për ditën e sotme 15 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.