Rreth orës 16:00 ditën e sotme ish reparti ushtarak në lagjen “Donika Kastrioti” është përfshirë nga flakët, duke rrezikuar disa banesa që ndodheshin shumë pranë.
Në vendngjarje pas marrjes së lajmit janë nisur menjëhër 4 mjete zjarrfikësesh ku pas 1 ore luftë me flakët arritën të vini në kontroll duke izoluar vatrën e zjarrit.
Zjarrfikësit në luftë me kohën arritën të shuajnë flakët që u përhapën në rreth 400 metër katror, ndërkohë shumë pranë vendit ku ra zjarri ndodhet depozita më e madhe e gazit në Berat.
Dyshimet e para nga zjarrfikësit janë për një zjarrvënie e qëllimshme, ndërkohë që po punohet dhe nga forcat e rendit për të evidentuar dhe për të vendosur para përgjegjësisë autorët.