Site icon Informohu siç duhet

Një vit pas vra*jes së Martin Canit, prokuroria kërkon 25 vite burg për autorin

Prokuroria ka kërkuar 25 vite burg për Mario Përlleshajn, adoleshentin që një vit më parë goditi për vdekje me thikë bashkëmoshatarin e tij, Martin Canin. Ngjarja ndodhi në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Fan S. Noli” në Tiranë dhe tronditi opinionin publik për shkak të moshës së autorit dhe viktimës.

Sipas akuzës, Përlleshaj akuzohet për vrasje me dashje, ndërsa familja e viktimës ka kërkuar drejtësi të plotë për humbjen e djalit të tyre. Gjykata pritet të shpallë vendimin në seancën e radhës.

Exit mobile version