SHKODËR– Sot bëhet një vit nga ndarja nga jeta e Mjeshtrit të Madh, Zef Deda. Të gjithë familjarët, miqtë, të afërmit dhe kolegët artistë kujtojnë me dhimbje aktorin e humorit, Zef Deda.
Sot në 1-vjetorin e vdekjes së tij, në teatrin “Migjeni” u zhvilluan homazhe në nder të figurës së Zef Dedës.
Aktori ndërroi jetë një vit më parë, duke lënë pas një dhimbje të madhe për familjen, miqtë dhe artin mbarë shqiptar.
Jul Deda, djali i madh i aktorit u shpreh se Zef Deda është një mungesë e madhe për atë dhe familjen e artistit.
Disa prej miqve, gjithashtu edhe emra të mëdhenj të humorit dhe artit shqiptar shprehen se Zef Deda ishte unik si aktor por edhe si njeri./Radar.al

