TIRANË-Një vit më parë, më 1 Korrik të vitit 2024, Ismail Kadare, shkrimtari më i madh e më i njohur që ka dalë ndonjëherë nga Shqipëria, humbi jetën.
Ismail Kadare ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare në Tiranë, ndërsa u nderua me ceremoni shtetërore gjatë funeralit.
Kadare ishte i njohur në tërë globin me krijimtarinë e tij të gjerë letrare, duke spikatur me disa romane të mëdha si ‘Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur’, ‘Kronikë në Gur’, ‘Kështjella’, ‘Pallati i Ëndrrave’.
Lajmi për vdekjen e Kadaresë bëri jehonë në tërë botë, me gazetat e mëdha si Neë York Times, Washington Post dhe Guardian që i kushtuan artikuj të veçantë për jetën dhe veprën e tij./Radar.al


