Ditët e fundit nëpër rrjet janë postuar disa video ku shfaqen banorët e ardhshëm të spektaklit të njohur shqiptar “Big Brother”.
Teksa u përfol se së shpejti konkurrentët e radhës do të jenë Rozana Radi, Laert Vasili dhe Cubi Metkaj, akoma nuk ka patur ndonjë publikim zyrtar emrash.
Para pak çastesh faqja zyrtare e Top Channel, në Instagram postoi banoren e radhës.
Një vajzë plot sharm dhe klas, me trupin e një modeleje, pritet të bëhet pjesë e këtij formati.
Nga reagimet e bëra dhe referuar fizikut që mund të vërehet nga videoja mendohet se kjo është Cubi Metkaj. Por se sa e vërtetë është kjo, mbetet për t’u parë me 21 dhjetor./ Radar.al
View this post on Instagram


