Sudani ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës, duke i hapur rrugë vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Lajmi është bërë i ditur nga Presidentja Vjosa Osmani, e cila në një postim në platformën X u shpreh:
“Sudani ka njohur Republikën e Kosovës. Faleminderit nga populli i Republikës së Kosovës. Ky është fillimi i një partneriteti të madh!”
Njohja nga Sudani përfaqëson një hap të rëndësishëm për Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe përpjekjet për zgjerimin e njohjeve globale.
Sudan has recognised the Republic of Kosovo and our two countries have agreed to establish diplomatic relations.
Thank you from the people of the Republic of Kosovo.
This is the beginning of a great partnership!
Our joint statement: pic.twitter.com/3UUWQngth2
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 12, 2025