Site icon Informohu siç duhet

Një tjetër demokrat kundër Nokës pas përplasjes në Kamëz: Anila Aliajn e përjashtuan se kërkoi llogari. Njësoj si në kohën e PPSH

Murrizi plas keq ndaj Nokës: Krimb politikan që vuan për një karrige të pistë në Kuvend

Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar pas incidentit të ndodhur një ditë më parë në degën e PD-së në Kamëz, ku Flamur Noka u përplas me demokraten Anila Aliaj, e cila më pas u përjashtua nga kryesia e degës.

Spaho akuzon Flamur Nokën se ka përjashtuar Aliajn vetëm sepse ajo kërkoi llogari për mosrespektimin e primareve brenda PD-së.

“E përjashtoi Flamuri nga kryesia zonjën Anila Aliaj sepse i kërkoi llogari për mosrespektimin e primareve. E përjashtuan se foli, se ka mendim ndryshe nga udhëheqja. Anëtarësia nuk duhet të mendojë, ajo duhet vetëm të zbatojë ato që thotë Flamuri,” – shkruan Spaho.

Ai e krahasoi këtë sjellje me periudha të tjera të politikës shqiptare, me kohën e PPSH-së, kur përjashtimi vinte “për shkelje të vijës së Partisë” dhe me kohën e Lulzim Bashës, i cili “përjashtoi 5 deputetë, mes tyre edhe Flamur Nokën, për mendime ndryshe.”

Spaho shton se sot situata është e njëjtë:
“Sot të përjashton Flamuri i Foltores. Njëlloj sikurse të përjashton edhe Rama nga partia e tij. Fole po deshe. Jetojmë në demokraci.”

Exit mobile version