Site icon Informohu siç duhet

Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë/Alarm për tsunami dhe dallgë deri në 3 metra lartësi

JAPONI– Japonia është goditur nga një tërmet i fuqishëm këtë të hënë të 20 Prillit, ndërsa autoritetet lëshuan edhe alarmin për tsunami, duke paralajmëruar qytetarët.

Lëkundjet sizmike u raportua se kishin një fuqi me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti goditi bregun verilindor të Japonisë, raportoi NHK. Një tsunami deri në 3 metra i lartë pritej të arrinte prefekturën Iëate në ishullin Honshu dhe pjesë të Hokkaidos, sipas paralajmërimit të lëshuar.

Ndërkohë nga informacionet e deritanishme, nuk ka raportime për viktima, teksa mund të ketë dëme të shumta materiale./Radar.al

Exit mobile version