Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Plagosja e Juxhin Hamajezit në Tiranë/ Arrestohen dy bashkëpunëtorët e dyshuar të Klodian Kallos

    “Daily Mail”: Tirana në sytë e turistëve, një nga qytetet më ekonomike dhe më interesante të Evropës

    Protesta, Rama: Është marrë peng nga sorra e korba, e kanë kthyer në një shëmbëlltyrë simetrike me jashtënxjerrjen e opozitës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kulturë

    Një shqiptar në panteonin francez të artit, lajmi i mirë për koreografin e njohur

    May 21, 2025

    Një moment historik për artin koreografik dhe një burim krenarie për kulturën shqiptare: koreografi me famë botërore, Angjelin Preljocaj, është pranuar zyrtarisht si anëtar i Akademisë së Arteve të Bukura të Francës.

    Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e Shqipërisë në Francë, e cila e cilësoi këtë ngjarje si një ditë të jashtëzakonshme për artistin francez me rrënjë shqiptare.

    “Ky është një moment krenarie për Shqipërinë dhe për kulturën shqiptare,” thuhet në njoftimin e ambasadës, që fton gjithashtu ndjekësit të ndjekin drejtpërdrejt ceremoninë e pranimit. Ajo do të mbahet të mërkurën, më 21 maj 2025, në orën 15:00, në ambientet madhështore të Kupolës së Institutit të Francës (Institut de France), një nga institucionet më të larta të dijes dhe kulturës franceze.
    Në përmbyllje të ceremonisë, Preljocaj do të nderohet me Shpatën e Akademikut, një simbol i nderimit të lartë që do t’i dorëzohet nga artistja dhe designerja e njohur franceze me famë ndërkombëtare, Constance Guisset, e cila ka dizajnuar enkas për të këtë objekt unik dhe të ngarkuar me domethënie.

    Angjelin Preljocaj është një nga emrat më të shquar të skenës ndërkombëtare të vallëzimit bashkëkohor, me një karrierë të jashtëzakonshme që e ka bërë të njohur jo vetëm në Francë, por në të gjithë botën. Pranimi i tij në Akademinë e Arteve të Bukura është jo vetëm një njohje personale, por edhe një afirmim i rolit të artit shqiptar në skenën globale.

    Akademia Angjelin Preljocaj Françë koreografi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Plagosja e Juxhin Hamajezit në Tiranë/ Arrestohen dy bashkëpunëtorët e dyshuar të Klodian Kallos

    July 21, 2026

    “Daily Mail”: Tirana në sytë e turistëve, një nga qytetet më ekonomike dhe më interesante të Evropës

    July 21, 2026

    Protesta, Rama: Është marrë peng nga sorra e korba, e kanë kthyer në një shëmbëlltyrë simetrike me jashtënxjerrjen e opozitës

    July 21, 2026

    U transportua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes në Radhimë, humb jetën turistja 30-vjeçare

    July 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.