Ledri Vula dhe Sara Hoxha sollën në jetë një vajzë, Poin.
Sara është një nga gocat e showbizzit shqiptar më aktivet nëpër rrjete sociale ku shpeshherë e shohim të ndajë pamje të ndryshme nga rutina e saj, por pa diskutim dhe të voglën e saj Poin.
Siç dhe ju ndoshta e keni vënë re, u bë një kohë e gjatë që Ledri nuk është parë pranë vajzës së tij.
Ajo ka qenë pothuajse gjatë gjithë kohës me Sarën si dhe këtë verë shijuan pushimet me njëra-tjetrën.
Epo ditën e sotme Poi dhe babi Ledri janë ribashkuar.
Këtë e ka bërë me dije vetë reperi teksa ka ndarë nëpërmjet “Instastory” një fotografi me të voglën e tij. Shumë nga ndjekësit aludojnë se me siguri ka qenë mami Sara ajo që i ka bërë fotografinë.
