Site icon Informohu siç duhet

Një nga deputetet më të votuara, a ka bërë Sara Mila fushatë në burgun e Elbasanit?

TITANË- Deputetja më e re e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka komentuar sot në hyrje të Parlamentit rezultatin e votave gjatë zgjedhjeve të 11 majit në burgun e Elbasanit.

Zgjedhje në të cilat ajo rezultoi një nga kandidatet me të votuara.

Teksa është pyetur nga gazetarët nëse ka bërë fushatë në burg, Mile refuzoi të jepte një përgjigje dhe e konsideroi koment të tepërt.

Pyetje: A keni bërë fushatë në burg përderisa dolët një nga deputetet më të votuara?

Sara Mila: Kam përshtypjen se çfarë kisha për të thënë, i thash. Komentet e tjera janë shumë të tperta. Kjo është dita ime parë në Parlament dhe kam më shumë emocione se çdo ditë tjetër.

Prezentë ambasadorë dhe krerë të komuniteteve fetare/ Dy institucionet që nuk sollën përfaqësues në Kuvend

Exit mobile version