Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri shpesh ka treguar se mënyra e jetës së saj përkon me gjërat luksoze dhe të veçanta.
Jo vetëm jetesa por madje dhe dhuratat nga ana e këngëtares i përkasin luksit.
Së fundmi nëpërmjet një postimi të bërë në rrjet artistja na zbuloi dhuratën speciale që i ka bërë të birit, i cili dhe pak ditë vjen në këtë jetë.
Një karrocë Lamborghini Revuelto Arancio, një ndër versionet më të limtuara në të gjithë botën.
Këtë dhuratë Dafina e zbuloi kur bëri publike letrën e personalizuar nga vetë CEO i Lamborghinit, Nick Paxton, i cili i uroi familjes shëndet dhe i përgëzon për zgjedhjen e kësaj krijese të veçantë dizajni.
Kujtojmë se Dafina Zeqiri u bë kryefjalë e mediave rozë kur zgjodhi që për ditëlindje të burrit, Kreshnik Gjergji, t’ dhuronte një Ferrari./ Radar.al