Site icon Informohu siç duhet

Një natë në QSUT/ Humbi ndjenjat gjatë protestës, Agron Gjekmarkaj del nga spitali

Një natë në QSUT/ Humbi ndjenjat gjatë protestës, Agron Gjekmarkaj del nga spitali

TIRANË– Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, pasi ka kryer të gjithë ekzaminimet ka dalë nga spitali.

Kujtojmë se ai humbi ndjenjat gjatë protestës së opozitës mbrëmjen e djeshme, për këtë arsye e kaloi natën në QSUT.

PD dhe Sali Berisha pretendojnë se ndaj Gjekmarkajt është ushtruar dhunë, ndërsa Policia e Shtetit i mohoi këto denoncime. Gjekmarkaj u transportua në spital, ndërsa kreu demokrat Sali Berisha, si dhe deputeti Tritan Shehu e vizituan.

Deputeti deklaroi se iu mor fryma, ndërsa shprehet se me përbuzje e kanë shtyrë, edhe pse i është prezantuar se është nënkryetari i Parlamentit.

Isha i mbështetur te një makinë, u thashë jam nënkryetari i Parlamentit, jam profesor në Universitet. Më shtynë, as më shikonin në sy kështu…Me përbuzje! Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë.”-tha Gjekmarkaj./Radar.al

Exit mobile version