Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një mesazh të veçantë nga Lëpusha e Kelmendit, në Malësinë të Madhe.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ai publikoi pamje nga ky destinacion turistik malor, duke e cilësuar si një nga mrekullitë e Alpeve shqiptare dhe një vend që nuk duhet të mungojë në udhëtimet e verës për të apasionuarit pas natyrës.
“Mirëmëngjes dhe nga Lëpusha e Kelmendit në Malësi të Madhe, një mrekulli e Alpeve tona, e një destinacion që s’duhet të mungojë në udhëtimet e të pasionuarve pas turizmit natyror këtë verë, ju uroj një ditë të mbarë ”, shkroi Rama.


