Ditën e sotme Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në Facebook ka treguar se mezi pret të takojë një mik të mirë të qytetit tonë, ambasadorin Alexander Arvizu.
Sot Veliaj do t’i japë “Çelësin e Qytetit”, ceremoni e cila mësohet se do të zhvillohet rreth orës 11:00 në Bashkinë e Tiranës.
“Mezi pres të ritakoj sot një mik të mirë të qytetit tonë, ambasadorin Alexander Arvizu, për ta nderuar pas pak me “Çelësin e Qytetit”, si një qytetar i nderuar i Tiranës. Mirë se vjen në shtëpi, Alex!”– ka shkruar kryebashkiaku Veliaj.