Këtë mbasdite në fshatin Nartë të Vlorës një magazinë është përfshirë nga flakët.
Dikur këto dyqane shërbenin për banorët e fshatit, por sipas zjarrfikëseve ishin bosh dhe të mbyllura. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa policia po merr në pyetje banorët dhe pronarët e këtyre godinave.
Dyshohet shkëndija elektrike, por gjithashtu nuk përjashtohet edhe zjarrvënie e qëllimshme.