TIRANË– Në Big Brother raporti mes Gjestit dhe Eglit po bëhet çdo ditë e më e vështirë.
Banorja gjatë një bisede me Rozanën është shprehur se sipas saj dikush brenda shtëpisë do ta ndajë me Gjestin.
Egli i ka rrëfyer Rozanës se ka gjetur një letër të mistershme mbi krevatin e Gjestit, e cila mbante të shkruar emrin “Olsi.
“E ka gjetur dikush që nga veshjet e Olsit dhe e kanë lënë aty kastile te Gjesti. Kaq plera janë këta. Maskarenjtë.” – shprehet Egli, duke aluduar se dikush e ka ruajtur këtë letër prej kohësh me qëllim për ta përdorur si një mjet për të shkaktuar përçarje.
Egli thotë se letra i përket Olsi Abazit, i cili ishte banor në këtë edicion të spektaklit./Radar.al

