Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Nuk e di kush do t’i tregojë djalit”, bashkëshortja e Shpat Kasapit prek me fjalët e ndjera

    Trump fal ish-presidentin, i dënuar me 45 vite burg dhe 8 mln $ gjobë

    Përplasje e fortë në Fier, shoferi humb kontrollin dhe përfundon mbi makinën e parkuar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Fokus

    Një kompani “fantazmë” blen Arena Casino nga Albstar, kush fshihet pas Lake Horizont LLC?

    November 18, 2025

    Arena Casino, kazinoja që gjendet në Stadiumin Kombëtar, Air Albania, operohet nga kompania Space+.

    Deri më sot aksionet e kësaj kazinoje janë zotëruar në masën 99 për qind nga kompania AlbStar e Ismailëve dhe 1 për qind nga një shoqëri e quajtur W-CZ Holdings s.r.o, e lidhur me Bledar Sinanin. Por tani jo më.

    Një kompani guackë e regjistruar në Wyoming të Shteteve të Bashkuara do të jetë pronarja e re e Arena Casino. Transaksioni është njoftuar nga Autoriteti i Konkurrencës përmes një njoftimi zyrtar, ndërkohë që anonimati i blerësit ngre pikëpyetje të mëdha mbi rolin e Autoritetit të Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit në miratimin e shitjes.

    “Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 722 prot. i AK, datë 13.08.2025 “Konfirmim i Depozitimit të Dokumenteve”, me të cilën jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e propozuar mbi hyrjen e shoqërisë GLG INVESTMENT SHPK tek shoqëria target Space+ SHA nëpërmjet përvetësimit të kuotave të zotëruara nga shoqëria ALB – STAR SHPK, të cilat përfaqësojnë 99% të kapitalit aksionar,” thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurrencës.

    GLG Investiment është një shoqëri e themeluar nga Gerti Lumani, një shtetas shqiptar që jeton në SHBA, në mars të vitit të kaluar.

    Në fund të vitit të kaluar, Lumani ja shiti shoqërinë GLG Investment për 100 mijë lekë një shoqërie amerikane të quajtur Lake Horizont LLC. Kjo kompani do të jetë pronarja e kazinosë Arena.

    Lake Horizont LLC është një kompani e themeluar në shtetin e Wyomingut në 2 maj të vitit të kaluar me pronar të panjohur. Organizator i saj është një shtetas i lindur në Venezuelë, i quajtur Joselises Maradey, ndërsa agjenti regjistrues quhet Registered Agents Inc.

    Limited Liability Company formation document

    Albstar Arena Casino
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Nuk e di kush do t’i tregojë djalit”, bashkëshortja e Shpat Kasapit prek me fjalët e ndjera

    December 2, 2025

    Trump fal ish-presidentin, i dënuar me 45 vite burg dhe 8 mln $ gjobë

    December 2, 2025

    Përplasje e fortë në Fier, shoferi humb kontrollin dhe përfundon mbi makinën e parkuar

    December 2, 2025

    Tr*gjike në Angli/ Treni përplas për vd*kje 14-vjeçarin teksa kalonte shinat në Nottingham

    December 2, 2025
    Mos e humb
    Fokus November 28, 2025

    Philipp Plein Residence prezantohet në Abu Dhabi si një projekt ambicioz në zemër të Europës: Ujka dhe Ivanaj: Të vendosur që të çojmë më lart emrin e Shqipërisë


    Në Abu Dhabi, është prezantuar një nga projektet më ambicioze të viteve të fundit: Philipp…

    Ekspertja imobiliare Eriola Canga: Philipp Plein dhe Mohamed Alabbar do rrisin çmimin e pronës

    Një kompani “fantazmë” blen Arena Casino nga Albstar, kush fshihet pas Lake Horizont LLC?

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Do j jepni rëndësi jetës në çift/ Horoskopi për ditën e sotme, 2 Dhjetor 2025

    Do mbylleni në vetvete/ Horoskopi për ditën e sotme 1 Dhjetor 2025

    Sot do ta ndryshoni rutinën e jetës suaj ne çift, horoskopi 29 Nëntor 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.