GREQI– Dhjonisi Kapllani, ky është 22-vjeçari nga qyteti i Ersekës i cili u plagos orët e para të mëngjesit të sotëm në Greqi.
Mësohet se ka qenë një automjet tip “Audi” Q2 që ka ndjekur automjetin tip “Smart” ku udhëtonte si pasagjer i riu shqiptar. Kur të dy makinat kanë ndaluardhe nga “Smart” ka zbritur Dhjonisi Kapllani, ky i fundit është qëlluar me armë zjarri nga personat që ndodheshin brenda makinës “Audi” Q2.
Si pasojë e të shtënave 22-vjecari shqiptar ka marrë plagë në kofshë.
Menjëherë të dy mjetet janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur duke lënë të plagosur Kapllanin. Një autoambulancë ka transportuar në spital të plagosurin ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë policia. Aty janë gjetur 6 gëzhoja dhe 2 predha arme zjarri të kalibrit 7.62 mm.
Bëhet me dije se Kapllani kishte dalë nga burgu ditën e djeshme pasi kishte qenë i dënuar për organizatë kriminale dhe trafik droge. Gjithashtu në vitin 2022 ai së bashku me persona të tjerë ka qëlluar me armë zjarri ndaj mjetit të një shtetasi grek.
Policia deri më tani dyshon se personi që ka plagosur 22-vjecarin Dhjonisi Kapllani, është një grek 26-vjecar me mbiemrin Filanthropopoulos, i cili rezulton me precedentë penalë./Radar.al