Site icon Informohu siç duhet

Nita Latifi flet pa doreza: Luana në moderim po, por me muzikën nuk ka lidhje

Nita Latifi flet pa doreza: Luana në moderim po, por me muzikën nuk ka lidhje

Nita Latifi e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku foli pak mbi dënimin ndaj Luiz Ejllit, gjithashtu ndau mendimet e saj mbi karrierën e njerëzve VIP në Shqipëri.

Përgjatë fjalës së saj, Nita u ndal veçanërisht te figura e njohur e mediave, Luana Vjollca.

Në një pyetje të Esterit rreth artistëve që arritën famë të madhe, por ndoshta nuk e kanë talentin në të njëjtin nivel, Nita u shpreh:

“Luana Vjollca është një nga personazhet më të njohur dhe të suksesshëm në vend. Unë e vlerësoj më shumë si moderatore se sa si këngëtare. Mendoj se talenti i saj në muzikë nuk e arrin atë që ka në moderim. Është e rëndësishme që secili të gjejë forcën e tij dhe ta shfrytëzojë atë, në vend që të përpiqet në fusha ku nuk ndjehet aq i fortë.”

 

Exit mobile version