TIRANË– Kryeministri Edi Rama paraditen e sotme përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se ka nisur shkarkimi në kaskadën e Drinit si pasojë e rritjes së prurjeve nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës.
Shefi i qeverisë ka ndarë pamjet nga lumi Drin dhe njofton se Bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH, për menaxhimin e situatës dhe për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë. Ndër të tjera, ai thekson se deri më tani nuk është evidentuar asnjë problematikë.
“Në kaskadën e Drinit si pasojë e rritjes së prurjeve, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës, ku aktualisht po shkarkohet një sasi prej 700 m³/sekondë, përveç prodhimit, shkarkime këto të monitoruara dhe të menaxhuara nga specialistët e hidrocentraleve. Bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë, ndërsa deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problematikë.”-shkruan Rama./Radar.al


