Site icon Informohu siç duhet

Nisin homazhet në nderim të këngëtarit Shpat Kasapi/ Arkëmorti mbuluar me flamurin kombëtar shqiptar

Kanë nisur sot homazhet në nderim të këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, i cili humbi jetën më 26 nëntor në moshën 40-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak.

Ceremonia e ngushëllimit po mbahet në Pallatin e Kulturës në Tetovë, qytetin e tij të lindjes. Arkëmorti i këngëtarit është mbuluar me flamurin kombëtar shqiptar, ndërsa dhjetëra njerëz – familjarë, kolegë, miq dhe qytetarë – po i japin lamtumirën e fundit artistit.

Në sallë, nëna e Shpat Kasapit dhe familjarët e tij po presin vizitorët që kanë shkuar për ngushëllim dhe për ta nderuar kujtimin e tij.

Shpat Kasapi do të përcillet për në banesën e fundit sot, në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Tetovës.

Exit mobile version