Po mbahet seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion për ish-ministrin e mbrojtjes, Fatmir Mediu. Në sallë janë të pranishëm i pandehuri vetë, si dhe dy avokatët e tij, Henrik Ligori dhe Ardian Visha. Po ashtu, në sallë janë edhe pesë ekspertët që kanë vlerësuar dëmin ekonomik nga shpërthimi i 15 marsit 2008, si dhe familjarët e Erison Durdës dhe avokati mbrojtës Dorian Matlia.
Po pranishëm janë gjithashtu prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja, të cilët po hetojnë dosjen e njohur si ‘Gërdeci’.
Emrat e ekspertëve:
1-Bexhed Zeqiri- financier kontabël, aktualisht punonjës te KLSH, audit.
2-Ymer Stafa-ekonomist financar, pensionist.
3-Rasim Metallari- financier, punonjes te Universiteti i Mjekësisë, auditues i brendshëm
4-Latif Ccela- financier i lartë, auditues te Ministria e Financave
5-Mondi Hoxha- punonjës në sektor privat, kompania Kastrati Group.