Site icon Informohu siç duhet

Nis procesi gjyqësor ‘Plumbi i Artë’ pa praninë e Altin Ndocit/ ‘Burgjet’: S’mund ta shoqërojmë për shkak të arratisjes

TIRANË– Procesi gjyqësor i ‘Plumbit të Artë’ ka nisur ditën e sotme me mungesë të Altin Ndocit në sallën e gjyqit.

Bëhet me dije se gjatë nisjes së seancës, drejtoria e Burgjeve ka njoftuar sallën për mos praninë e Ndocit dhe faktin e arratisjes së tij.

“Nuk mund të bëhet shoqërimi i Altin Ndocit, pasi nuk ndodhet në ambientet e IEVP Durrës, si pasojë e arratisjes së tij nga Spitali Rajonal Durrës. Është shpallur në kërkim nga policia.”-citoi gjykata shkresën e DPB./Radar.al

Exit mobile version