Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Meloni telefonon Zelenskyn, Italia gati paketë të re ndihme për Ukrainën

    Lara Colturi mbyll Tremblant-in në vendin e 15-të, por ruan pozitën e dytë në renditjen e përgjithshme

    Shqipëria nën lupën e të huajve/ Shërbimet sekrete italiane përgjime masive në vendin tonë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Nis këmbimi i të burgosurve të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës

    June 9, 2025
    Nis këmbimi i të burgosurve të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës

    Ministria ruse e Mbrojtjes tha se këmbimi i të burgosurve të luftës për të cilin u pajtua me Ukrainën më 2 qershor ka nisur. Moska tha se një numër i paspecifikuar i të burgosurve, nën moshën 25-vjeçare, do të këmbehen me ushtarët ukrainas.

    “Në përputhje me marrëveshjet ruso-ukrainase të arritura në Stamboll më 2 qershor, grupi i parë i ushtarëve rusë nën moshën 25-vjeçare janë kthyer nga territori që kontrollohet nga regjimi i Kievit”, tha Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi më 9 qershor.

    “Në këmbim, një numër i ngjashëm i të burgosurve të luftës nga Forcat e Armatosura të Ukrainës janë transferuar”.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, që orë më parë shprehu skepticizëm për një rezultat të mirë, konfirmoi se këmbimi ishte në zhvillim e sipër. Ai deklaroi se këmbimi i të burgosurve do të “vazhdojë në disa faza gjatë ditëve në vijim”.

    “Procesi është mjaft i ndërlikuar, me shumë detaje të ndjeshme, dhe negociatat vazhdojnë çdo ditë. Ne presim zbatim të plotë të marrëveshjeve humanitare të arritura gjatë takimit në Stamboll”, shtoi ai.

    Zyrtarët rusë kanë akuzuar Kievin se po zvarrit procesin e këmbimit të të burgosurve të luftës dhe kthimin e trupave të ushtarëve të rënë. Ata thonë se Rusia veçse i ka ofruar Ukrainës një listë me 640 të burgosur ku me prioritet janë të plagosurit, të sëmurët rëndë dhe të rinjtë – që do të këmbehen fillimisht.

    Ukraina ka hedhur poshtë akuzat se po zvarrit procesin, teksa Shtabi Koordinues i Ukrainës për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës ka vlerësuar se pretendimet e Rusisë nuk përputhen me realitetin apo me marrëveshjet e arritura më parë.

    Sipas zyrtarëve ukrainas, megjithëse të dyja palët janë pajtuar në parim për kthimin e pothuajse 12.000 ushtarëve të vrarë pas bisedimeve për paqe në Stamboll, nuk ishte caktuar asnjë datë specifike për këmbim.

    Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka akuzuar Moskën se po përpiqet “të rishkruajë” marrëveshjet e arritura në Stamboll dhe të krijojë “pengesa artificiale dhe deklarata të rreme” me qëllim që të shtyjë procesin. Kjo ministri ka paralajmëruar se nëse Rusia shkel premtimet e dhënave, e vë në pikëpyetje besueshmërinë e ekipit negociator rus./ REL

    këmbimi i të burgosurve të luftës Rusi Ukrainë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Meloni telefonon Zelenskyn, Italia gati paketë të re ndihme për Ukrainën

    December 7, 2025

    Lara Colturi mbyll Tremblant-in në vendin e 15-të, por ruan pozitën e dytë në renditjen e përgjithshme

    December 7, 2025

    Shqipëria nën lupën e të huajve/ Shërbimet sekrete italiane përgjime masive në vendin tonë

    December 7, 2025

    Ernest Muçi në super formë, realizon dopietë dhe shkëlqen sërish me Trabzonspor

    December 7, 2025
    Mos e humb
    Ekonomi December 4, 2025

    “Blerje masive në tregun imobiliar”/ Eksperti: Ja trendi i ri

    TIRANË- Tregu imobiliar vitet e fundit ka marrë hov përveçse në kryeqytet edhe në qytetet…

    Philipp Plein Residence prezantohet në Abu Dhabi si një projekt ambicioz në zemër të Europës: Ujka dhe Ivanaj: Të vendosur që të çojmë më lart emrin e Shqipërisë


    Ekspertja imobiliare Eriola Canga: Philipp Plein dhe Mohamed Alabbar do rrisin çmimin e pronës

    Një kompani “fantazmë” blen Arena Casino nga Albstar, kush fshihet pas Lake Horizont LLC?

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Shenjat e zodiakut që do të kalojnë shumë mirë gjatë festave, 3 më të bekuarit

    Parashikimi i horoskopit 7 Dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Çiftet e zodiakut që nuk funksionojnë kurrë, lista e astrologëve

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.